Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i Amnesty International: Në burgjet dhe familjet shqiptare, ushtrohet dhunë
English

Raporti i Amnesty International: Në burgjet dhe familjet shqiptare, ushtrohet dhunë

Uashington, 28 maj, NOA - Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka publikuar raportin e saj vjetor, në të cilin ka marrë në shqyrtim studimin e mënyrës dhe nivelit të respektimit të të drejtave për 157 vende të botës.

E përfshirë mes tyre, Shqipëria, citohet në këtë raport, si një vend, i cili paraqet ende probleme të mprehta, si edhe gjatë viteve të tjera, lidhur me respektimin e këtyre të drejtave.

"Në burgjet shqiptare ushtrohen forma të ndryshme të dhunës dhe torturës", citon raporti, i cili vë në dukje se të burgosurit shqiptarë jetojnë në kushte të cilat nuk janë në linjë me respektimin e normave themelore të të drejtave njerëzore.

Por raporti e përmend Shqipërinë, si një vend, i cili ende paraqet probleme lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Nga ana tjetër, citon si një problem mjaft të rëndë atë të ekzistencës së dukurisë së dhunës në familjet shqiptare.

Ndërsa në tërësi, për të gjitha vendet, Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka përmendur si një element të ri, atë të krizës financiare globale, e cila sipas saj, ka përkeqësuar gjendjen e të drejtave themelore të njeriut në shumë vende të botës.

Në raportin e tij, Amnesty International paralajmëron se rritja e varfërisë mund të sjellë mungesë stabiliteti dhe shpërthime masive të dhunës.

Sipas raportit, teksa janë përkeqësuar konfliktet në rajone të tilla si Darfuri dhe Gaza, presioni mbi të drejtat e njeriut është shtuar edhe në shumë vende të tjera. Shkak, sipas organizatës, janë problemet ekonomike, si rritja e çmimit të ushqimeve.

Në raportin vjetor për 157 vende, Amnesty International akuzon udhëheqësit botërorë se, në përpjekjet për rigjallërimin e ekonomisë globale, kanë neglizhuar të drejtat e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE