Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, rajoni i Ballkanit përfitim nga lidhja më e mirë rrugore
English

Shqipëria, rajoni i Ballkanit përfitim nga lidhja më e mirë rrugore

Ballkani pritet të ketë një rritje të turizmit rajonal. Industria e turizmit në Shqipëri do të ketë një rritje masive nga rritja e numrit të vizitorëve nga Kosova në kohën kur super-autostrada që lidh bregdetin e Shqipëri me malet veriore të Kosovës të kompletohet.

Kosova është tërësisht tokë e mbyllur, ndërsa Shqipëria ka disa plazhe fantastike. Mali i Zi po përgatitet për rritjen e numrit të turistëve nga Kosova, dhe po planifikon të hap një konsullatë në vendin që po bëhet gati.

Kosova është e mbyllur, ndërsa Mali i Zi është botërisht i njohur për plazhet e tij të mrekullueshme.

Po kështu Mali i Zi do të pres një numër më të madh turistësh edhe nga Serbia, duke qenë se marrëdhëniet mes dy vendeve po normalizohen.

Serbia fillimisht u nda nga Mali i Zi kur u bë edhe ndarja e vonë e këtij vendi, që i dha fundin edhe Republikës së Jugosllavisë, por u lodh edhe më shumë kur Mali i Zi njohu deklaratën unilaterale të shpalljes së pavarësisë së Kosovës prej Serbisë, e cila nga ana e saj e kontestonte këtë njohje me të gjitha mënyrat.

Fakti që marrëdhëniet janë normalizuar mes dy vendeve të çudit pak, megjithatë kjo është një realitet.

Sigurisht që turizmi nuk është e vetmja industri nga e cila vendet e Ballkanit do të përfitojnë nga lidhja e mirë rrugore.

Eksportet gjithashtu do të bëhen më efektiv në kosto dhe nisur nga kjo do të rriten në pesë vitet e ardhshme.

Po kështu ka mundësi për më shumë biznes mes këtyre vendeve fqinjë. Për të mos përmendur këtu punësimin që do të gjenerohet nga vetë ndërtuesit e rrugës.

Rreth 3000 punonjës, tre të katërtat e të cilëve shqiptarë janë punësuar në projektin e rrugës Shqipëri-Kosovë, numër i cili do të shkoj në 4500 në momentin kur projekti të arrij në kulmin e tij.

Të dyja bashkë Shqipëria dhe Mali i Zi janë cilësuar si destinacione të nxehta për investitorët e huaj.

Rritja e turizmit rajonal do të rrisë blerjen dhe dhënien me qera të pronave në të dyja vendet.

Por rritja e lidhjeve industriale sigurisht që do të rris edhe ekonominë e këtyre vendeve të ardhmen, duke u dhënë më shumë fuqi investuese.

Ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një rritje prej 1% këtë vit, ndërsa ekonomia e Malit të Zi pritet të arrij në një rritje prej 2.5%. Këto parashikime vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Marrë nga mediat e huaja

KOMENTE