English

Korçë, kapet i dyshuari si hajdut automjetesh, ndaj tij figurojnë disa vjedhje

Korçë, 29 maj, NOA - Â Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 21-vjeçarin Elton Beluli, lindur dhe banues i këtij qyteti, i cili figuron si i dyshuar për disa vjedhje makinash të realizuara në Korçë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, policia konfirmon se ai është autor i vjedhjes së automjetit tip BMV me targë KO 5955 B, ngjarje e ndodhur në datë 28.05.2009, i vjedhjes së automjetit tip Benz me targë KO 2938 B, si dhe e vjedhjes së automjetit tip Fiat me targë TR 9127 G, ngjarje e ndodhur më datë 28.05.2009.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një trapan elektrik, i cili dyshohet të jetë vjedhur nga personi i mësipërm, ku në ngarkim të tij u kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

KOMENTE