Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania vendos, zgjedh Magnan austro-kanadeze për të shpëtuar Opelin nga falimentimi
English

Gjermania vendos, zgjedh Magnan austro-kanadeze për të shpëtuar Opelin nga falimentimi

Berlin, 30 maj, NOA - Gjermania më në fund vendosi se më do të bashkëpunojë për të shpëtuar ndërmarrjen e automjeteve Opel.

Qeveria e këtij vendi ka zgjedhur sipërmarrjen austriako-kanadeze Magna për t'i besuar rolin e nxjerrjes nga kriza dhe zhdukjen e rrezikut të falimentimit për markën e saj të njohur të prodhimit të automjeteve, Opel.

Bëhet e ditur se Berlini zyrtar ka rënë dakord që Magna, së bashku me bankën ruse Sberbank, të ketë shumicën e aksioneve të Opelit.

Këtë informacion e ka bërë të ditur për mediat, ministri gjerman i financave Peer Steinbrück, pas samitit të krizës të zhvilluar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në kancelari në Berlin, ku mori pjesë edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Përveç përfaqësuesve të qeverisë gjermane, në samit ishin edhe përfaqësuesit e landeve ku prodhohet Opeli, investitorët nga Magna dhe të deleguarit e ministrisë amerikane të financave.

Plani i miratuar prej ekspertëve gjermanë parashikon që Opeli të shkëputet në tërësi nga koncerni amë General Motors dhe të mos futet në procesin e falimentimit eventual të këtij koncerni.

Magna nga ana e saj ka premtuar se nuk do të mbyllë asnjë prej reparteve në Gjermani, ku janë të punësuar rreth 25.000 vetë.

Qeveria gjermane nga ana e saj pritet të sigurojë kredinë e menjëhershme prej 1,5 miliardë eurosh për të mbijetuar.

Ndërkaq, pretendenti italian, Fiat, në këtë garë, për blerjen e aksioneve të Opelit, ka deklaruar që ditën e djeshme tërheqjen e tij, pasi qeveria gjermane e rriti ofertën e tyre me 300 milionë euro, çka sipërmarrësve italianë të Fiat-it u është dukur diçka e papranueshme.

n.e/NOA

KOMENTE