Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe, takon sekretarin Moussa
English

Hyseni kërkon njohjen e Kosovës nga Liga Arabe, takon sekretarin Moussa

Nju-Jork, 30 maj, NOA - Gjatë qëndrimit të tij disa-ditor në Nju Jork me qëllimin e lotimit për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës, ministri i Jashtëm i saj, Skënder Hyseni ka takuar në mjediset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Moussa.

Në këtë takim, bëhet e ditur se Hyseni e ka informuar sekretarin Moussa se mbi faktin që "Kosova ka arritur shumë në planin e shtet-ndërtimit dhe se ajo është kthyer në faktor të fuqishëm stabiliteti në rajon". Ai i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe vendosjen e kanaleve të rregullta të komunikimit dhe kërkoi mbështetjen dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga vetë Organizata, Liga e Shteteve Arabe, si dhe shtetet anëtare të Ligës. Sekretari Moussa ndërkaq, siç theksohet në deklaratat zyrtare të qeverisë së Kosovës, e mirëpriti kërkesën e ministrit Hyseni që të vendoset një komunikim i rregullt. Hyseni i kërkoi sekretarit Moussa që Kosovës t'i mundësohet prania në ngjarje që organizohen nga Liga Arabe me qëllim të përçimit të mesazhit nga Kosova përmes përfaqësuesve legjitimë të saj.

n.e/NOA

KOMENTE