Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri në Lushnjë: Katër vitet që vijnë janë vendimtare
English

Kryeministri në Lushnjë: Katër vitet që vijnë janë vendimtare

Lushnjë, 30 maj/ NOA - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me qytetarë të Lushnjës, ku tha se katër vitet që vijnë janë vendimtare për zhvillimin e vendit.

"Kudo që kaloj unë kam një premtim solemn për zonat rurale të vendit, se fshatrat e Shqipërisë do t'i urbanizojmë njëlloj si lagjet e qyteteve. Vetëm atëherë do të ketë Shqipëri të zhvilluar", -Â ishte premtimi kryesor i Berishës.

Ndryshe nga një ditë më parë në Korçë, Berisha sot nuk e sulmoi Edi Ramën, në asnjë nga mitingjet që zhvilloi në zonat e rrethit të Lushnjës.

Kurser në Dushk, ai nuk e përmendi atë që prej tij dhe partive të tjera kryesore është cilësuar si "Parlamenti i Dushkut", për shkak të kodit zgjedhor të mëparshëm që i jepte partive të vogla shumë deputetë, si në rastin e zonës së Dushkut.

***

Berisha u tha qytetarëve të Lushnjës se sot, ne jemi afër një pragu të ri të madh, në të cilin ne do të realizojmë ëndrrat tona më të mëdha, do të përgatisim Lushnjën dhe Shqipërinë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Këtu, ai lëshoi premtimin: "Unë dua t'ju garantoj ju se kurrë nuk marr përsipër gjëra që nuk i realizojë dot dhe se kurrë nuk kam kërkuar nga njeri atë që nuk na takon. Por, ne jemi popull i mundit dhe i djersës, jemi njerëz të mendjes, jemi njerëz të punës, ne e meritojmë Evropën, Evropa është e ardhmja jonë".

***

Shefi i qeverisë, në qytetin myzeqar ka bërë dhe një rezyme të kohës kur ishte në opozitë: "Katër vite më parë, qytetarët e Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë vendosën mbi ne një besim të jashtëzakonshëm. Vendin e dominonte krimi dhe bandat, vendin e mbulonte korrupsioni dhe mjerimi, muret e krimit dhe të korrupsionit e ndanin atë çdo ditë e më shumë nga Evropa. Vendi ynë kishte një sistem arsimor që po shkonte drejt shpartallimit".

Më tej, ai kujtoi faktin se "katër vjet më parë, nga ky shesh unë ju premtova se ju shqiptarët kurrë më, ju dhe shqiptarët, krimi nuk do t'ju përkulë dhe se bandave dhe krimit do t'u tregohen hekurat dhe ligji. Katër vite më parë unë erdha tek ju, u angazhova para jush se mësuesve të fëmijëve tanë do t'ua dyfishojmë rrogat dhe do t'i vendosim ata në piedestalin që meritojnë".

Në këtë pikë, Berisha bëri krahasimin: "Sot ne jemi një Shqipëri tjetër dhe një Lushnje tjetër. Ne mblidhemi sot në këtë shesh me njërën prej ëndrrave më historike të realizuar, jemi sot qytetarë të NATO-s".

Ndërsa në fund, ka bërë premtimin më të ri: "Unë ju jap fjalën ju se katër vitet që vijnë, jo vetëm që do të rrisim rrogat dhe pensionet tuaj, jo vetëm që do të barazohen pensionet e fshatit me ato të qytetit, por ne do të lëmë mbrapa, jo dy vende siç i kemi lënë tani, por të paktën gjashtë vende të Bashkimit Evropian".

e.l/NOA

KOMENTE