English

Ministria e Brendshme i përgjigjet PS: Mos dekurajo qytetarët që të mos marrin kartat

Tiranë, 30 maj/ NOA - Ministria e Brendshme reagoi sot menjëherë pas paralajmërimeve të Islamit nga PS, se ecuria e procesit të pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me letërnjoftimin elektronik, është aktualisht në parametra normale.

Kurse akuzoi se partia kryesore e opozitës po bën përpjekje të planifikuara që të dekurajojë procesin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja tha sot pasdreke se deri ditën e djeshme kanë aplikuar 1 150 000 shtetas.

Kurse sqaroi se për arsye sigurie aplikimet ngarkohen në sistemin e kontrollit të konçensionarit pas aplikimit.

Gjithsesi Konja raportoi se deri tani janë hedhur në sistem dhe dërguar në MB, një milion e 13 mijë aplikime nga të cilat 420 mijë i takojnë atyre pa pasaportë.Â

Kurse, numri total i personave pa pasaportë që kanë aplikuar deri tani është më shumë se 460 mijë.

"Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen për dizinformacionin që bën Partia Socialiste duke tentuar të spekulojë me korrektësinë e shifrave zyrtare të komunikuara nga kjo ministri", - tha Konja.

Partia Socialiste ka konfirmuar në korrespondencën e saj zyrtare, por edhe në takimet me diplomatë të huaj, se nuk pret që të aplikojnë për letërnjoftimet elektronike më shumë se 500 mijë qytetarë nga grupi i atyre që janë pa pasaportë.

Lidhur me këtë fakt Konja tha se Ministria e Brendshme i ka dërguar sot Partisë Socialiste listën emërore të personave pa pasaportë që kanë aplikuar deri tani, si dhe listën e personave pa pasaportë që kanë mbetur ende pa aplikuar.

Po ashtu, Konja informoi se Ministria e Brendshme, i ka dërguar Partisë Socialiste, Prezencës së OSBE, dhe Misionit të ODIHR, analizën e saktë se nëpërmjet 476 stacioneve të aplikimit që sot punojnë 7 ditë të javës nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes, janë në dispozicion kapacitete për të aplikuar edhe më shumë se 400 mijë qytetarë të tjerë.

Sakaq, Ministria e Brendshme thotë se shpreh keqardhjen për tentativat e pandërprera të Partisë Socialiste për të dekurajuar këtë proces.

Ndërsa shpreh sigurinë e saj të plotë se çdo qytetar që nuk ka një pasaportë dhe paraqitet për të aplikuar deri në datën 15 Qershor, i ka të gjitha kushtet normale që të pajiset me letërnjoftimin elektronik. Â

e.l/NOA

Lexoni deklaratat e PS, duke klikuar këtu

KOMENTE