Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtarakët e Kosovës do arsimohen në Shqipëri, Akademia hap dyert për FSK-në
English

Ushtarakët e Kosovës do arsimohen në Shqipëri, Akademia hap dyert për FSK-në

Tiranë, 30 maj, NOA - Â Ushtarakët e parë të Kosovës do të përgatiten në Shqipëri, duke mësuar pranë Akademisë Ushtarake të Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur gjatë një konference yë përbashkët mes ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe ministrit të FSK-së, Fehmi Mujota.

Oketa i ka premtuar Mujotës në takimin mes tyre, mbështetje në të gjitha fushat e nevojshme, me theks të posaçëm në këmbimin e përvojave, trajnimit dhe shkollimit të kuadrove në Akademinë Ushtarake të Shqipërisë.

Ata kanë konstatuar nevojën, që ky bashkëpunim të konkretizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të dy ministrive, e cila do të hapte perspektiva të reja për konkretizimin e këtij bashkëpunimi. Po ashtu palët u pajtuan se ky bashkëpunim do të ishte kontribut i krijimit të klimës së volitshme të sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit, për çka do të ishte edhe dëshmi dhe përgatitje e rajonit për integrime euro-atlantike. n.e/NOA

Â

KOMENTE