Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI, Xhufi: Berisha po përdor nënpunës shtetërorë në mitingjet e tij
English

LSI, Xhufi: Berisha po përdor nënpunës shtetërorë në mitingjet e tij

Tiranë, 31 maj NOA - Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi ka denoncuar sot shpërdorimet të administratës publike për qëllime elektorale.

Sipas tij Berisha po përdor nënpunës shtetërorë në mitingjet e tij dhe të Topallit duke shkelur hapur ligjin e administratës publike. "Me veprimtarinë e tyre janë në shkelje flagrante të ligjit dhe për këtë sigurisht do të përgjigjen përpara ligjit. Do të donim tu kujtonim atyre që administrata publike dhe nënpunësit civilë janë aty për tu shërbyer njerëzve dhe për ti shërbyer shtetit" deklaroi Xhufi. "Ne duam të kujtojmë se marrëdhëniet me institucionet në përgjithësi dhe në veçanti marëdhëniet me administratën publike kanë qenë një ndër dështimet që qeveria Berisha do ti lerë qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit" shtoi me tej nënkryetari i LSI Xhufi.

k.k/NOA

KOMENTE