Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shuhet Millvina Dean e mbijetuara e fundit e tragjedisë së Titanikut
English

Shuhet Millvina Dean e mbijetuara e fundit e tragjedisë së Titanikut

Tiranë, 1 qershor, NOA - E mbijetuara e fundit e tragjedisë së Titanikut në muajin prill të vitit 1912 në udhëtimin e famshëm nga Anglia në Shtetet e Bashkuara, është ndarë nga jeta.

Millvina Dean, ndërroi jetë dje, në moshë 97-vjeçare, në një azil pleqsh në Chamsfair të Britanisë së Madhe të cilin ajo e kishte ndërtuar duke nxjerrë në ankand sende të rralla.

Bëhet fjalë për një valixhe me rroba dhe sende të tjera personale të cilat të mbijetuarës nga tragjedia e Titanikut i ishin dhënë kur mbërriti në SHBA.

Milvina Din, ishte dymuajshe kur familja e saj vendosi të emigrojë drejt Shteteve të Bashkuara.

Por udhëtimi me anijen më luksoze të atëhershme, rezultoi fatal pas përplasjes me një ajsberg duke u mbytur pak orë më vonë.

E vogla Dean bashkë me nënën dhe vëllain e saj hipën në një varkë shpëtimi dhe i shpëtuan tragjedisë.

Kurse i ati i saj, humbi jetën në këtë udhëtim që u shndërrua në tragjedinë më të njohur detare në botë.

Më 17 prill të këtij viti, Milvina Din kishte nxjerrë në ankand disa sende të rralla të ruajtura nga anija "Titanik". Ankandi u zhvillua pranë banesës së të moshuarve, në "Henry Aldridge & Son". Ajo nxori në shitje në ankandin e dytë të zhvilluar prej saj, një qese me material kanavace e cila ishte përdorur për të transportuar të porsalindurën Milvina Din, atëherë rreth nëntëjavëshe, nga anija, në varkën e shpëtimit.

Gjithsej, e ndjera nxori atëherë në shitje 17 objekte të ruajtura nga anija e mbytur.

e.l/NOA

KOMENTE