Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anulimi i vizitës së Sejdiut në Maqedoni, BE inkurajon Prishtinën e Shkupin
English

Anulimi i vizitës së Sejdiut në Maqedoni, BE inkurajon Prishtinën e Shkupin

Bruksel, 1 qershor, NOA - Kristina Gallak, zëdhënësja e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Havier Solana, ka kërkuar që Shkupi dhe Prishtina të sigurojnë marrëdhënie të mira si vende fqinje.

Bashkimi Evropian ka ndjekur zhvillimet e fundit lidhur me tensionimin e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Prishtinës, pas anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe lidhur me këtë fakt, zëdhënësja e Solanës ka kërkuar që Shkupi dhe Prishtina të sigurojnë marrëdhënie të mira si fqinjë.

"Ne inkurajojmë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore midis dy vendeve dhe vlerësojmë se Kosova dhe Maqedonia duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t'i siguruar këto marrëdhënie të mira", ka theksuar zëdhënësja Gallak.

Qarqe politike në Bruksel nuk kanë komentuar më detajisht debatet dhe shkëmbimet e fundit të deklaratave dhe kritikave në relacionet Prishtinë-Shkup.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që këto dy vende më shumë të kujdesen për përmbajtjen e marrëdhënieve të tyre se sa për formën e tyre.

NOA-INA

KOMENTE