Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet rrëmbyesi malazez, duke hyrë në Kosovë me viktimën e tij
English

Arrestohet rrëmbyesi malazez, duke hyrë në Kosovë me viktimën e tij

Prishtinë, 1 qershor, NOA - Një rrëmbim i nisur tre ditë më parë ka marrë fund pasi policia kreu një operacion për kapjen e të dyshuarit dhe lirimin e pengut.

Njësia e Hetimeve Trans-kufitare bëri të ditur sot se pas rrëmbimit të shtetasit kosovar V. G. në shtetin fqinj të Malit të Zi, të dielën në mëngjes arrestoi 22 vjeçarin Fahrudin Shabotiç, si i dyshuar për rrëmbim.

Shabotiq është arrestuar në vendkalimin kufitar Kullë-Pejë, ku ai nga ana e Malit të Zi, ka ardhur në Kosovë bashkë me viktimën me qëllim që të marrë para tek familjarët e viktimës në këmbim të dorëzimit të tij.

V.G. është rrëmbyer para dy ditësh, ndërsa rrëmbyesit kishin kontaktuar me familjen e V. G. duke iu kërkuar atyre para.

Familjarët e viktimës e kishin njoftuar policinë. Takimi ishte caktuar në 06. 00 të mëngjesit të së dielës ndërsa Njësia e Hetimeve Trans-kufitare kishte shkuar bashkë me familjarët.

Hetuesit kanë kontaktuar me ankuesin dhe kanë aranzhuar takimin në vendkalimin kufitar me të dyshuarit me qëllim që rrëmbyesve t'u paguhet shuma e caktuar e parave për lirimin e të rrëmbyerit.

Policia me denoncuesin, kanë shkuar në vendkalimin kufitar ku nga Mali i Zi kishte ardhur tashmë i arrestuar bashkë me viktimën. Me të arritur në vendkalimin kufitar Kullë-Pejë, njësiti i hetimeve ka reaguar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Fahrudin Shabotiç është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të rrëmbimit. Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar tha se pas arrestimit, atij i janë konfiskuar dy pasaporta si dhe dy telefona celularë.

Aksioni i policisë është kryer pas një bashkëpunimi të ngushtë të policisë vendore me atë malazeze.

I arrestuari është dërguar ne qendrën e mbajtjes në Prishtinë. Pritet që edhe policia malazeze të veprojë në drejtim të zbardhjes sa më të mirë të rastit.

a.b/NOA

KOMENTE