English

Avioni i Air France zhduket nga radari, kërkime në Oqeanin Atlantik

Tiranë, 1 qershor, NOA - Një avion i shoqërisë ajrore Air France me gjithsej 231 njerëz në bord i cili është zhdukur nga ekrani i radarit po kërkohet në oqeanin Atlantik ndërsa dyshohet se është goditur nga një rrufe.

Drejtori i shoqërisë ajrore franceze, Pierre-Henri Gourgeon, shpjegoi në Paris se kjo ka qenë arsyeja përse avioni u zhduk menjëherë nga radari dhe për një kohë të gjatë nuk kanë patur kontakt me pilotin.

Aviacioni brazilian filloi kërkimet në afërsi të ishullit Fernando ne Noronha. Avioni i tipit Airbus 330-200 ishte nisur nga Rio de Zhanejro në drejtim të Parisit.

Druhet se aeroplani francez ra në Oqeanin Atlantik gjatë fluturimit nga Rio De Zhaneiro në drejtim të Parisit. Kurse Air France tha se aeroplani A330 mund të ketë qenë goditur nga rrufeja. Drejtori ekzekutiv i kompanisë Air France, Pjer- Henri Gurgeo, tha se kontrolli i trafikut ajror e humbi kontaktin me aeroplanin Airbus A330 mëngjesin e sotëm, pak pasi fluturoi nga Rio De Zhaneiro në drejtim të aeroportit Sharl De Goll në Paris.

Ai shtoi se aeroplani ka pasur probleme teknike pasi kishte kaluar një stuhi. "Në orën 3.30 ne regjistruam kontaktin e fundit që aeroplani pati me kontrollin trafik të Brazilit. Pak më vonë, kah ora 4, aeroplani hyri në një zonë me stuhi ku dhe pati turbulenca. Afro 15 minuta pas kësaj, një numër i mesazheve automatike u transmetuan nga aeroplani, duke treguar për dështimin e disa komponentëve", tha Gurgeo. Forca ajrore braziliane tha se aeroplani ishte larg detit kur u zhduk nga monitorët e radarëve.

Kërkimet

Forcat ajrore franceze dhe braziliane kanë dërguar aeroplanë për të kërkuar aeroplanin e zhdukur.

Air France tha se nuk ka informata për fluturimin pas orës 04.20. Kurse shtoi se aeroplani kishte dërguar një mesazh ku raportonte për një qark të shkurtër elektrik, pasi kishte fluturuar nëpër një zonë me stuhi dhe turbulencë të ajrit. Zëdhënësi i forcave ajrore të Brazilit tha se kërkimet po vazhdojnë në ujdhesën Fernando de Noronja. Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ka kërkuar që të bëhet gjithçka që të gjendet aeroplani, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e "zhdukjes" së tij.

Në mesin e udhëtarëve, siç pohoi kompania, ka pasur tetë fëmijë, duke përfshirë edhe një foshnje, 126 burra dhe 82 gra. e.l/NOA (Me burime të ndryshme)

KOMENTE