Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policia feston me bijtë e të rënëve në detyrë
English

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policia feston me bijtë e të rënëve në detyrë

Prishtinë, 2 qershor NOA - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 Qershori, Policia e Kosovës ka ftuar fëmijët e policëve që dhanë jetën në krye të detyrës dhe familjarët e tyre.

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme për të shënuar 1 Qershorin Policia e Kosovës e ka organizuar një pritje për fëmijët e policëve të rënë në detyrë, ku përveç disa dhuratave modeste fëmijët kanë vizituar njësite të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Fëmijëve të cilët qëndronin në ndërtesën e administratës së PK-së iu drejtua drejtori i Përgjithshëm i Policisë duke ua rikujtuar se oficerët të cilët dhanë jetën në linjë të detyrës nuk harrohen kurrë:

"Për ne kjo ditë shënon simbolikën e vet por është edhe prekëse. Ju duhet që të ndieni veten krenar për prindërit tuaj. Ata kanë rënë në linjë të detyrës për një detyrë të shenjtë e ajo është mbrojtja e vlerave më të mira të njerëzimit"

Fëmijët qëndruan gjatë tërë ditës së bashku me zyrtarë të njësiteve të ndryshme policore duke shikuar pajisjet e ndryshme policore dhe duke qenë pjesë e një dite pune të Policisë së Kosovës.

Kurse në SOS Fshatin e fëmijëve në lagjen e Velanisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për shtyllën e operativës - z.Shpend Maxhuni vizituan dhe shpërndanë dhurata simbolike për fëmijët në këtë OJQ.

Poashtu sot në ora 11:00 është bërë hapja solemne e kampit multietnik në Brezovicë, të organizuar nga Stacioni policor i Obiliqit në bashkëpunim me disa OJQ.

Në këtë kamp multietnik që nga data 29 maj, po marrin pjesë, 45 fëmijë të shkollave fillore të të gjitha nacionaliteteve.

Gjatë kësaj periudhe për fëmijët pjesëmarrës janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, për të cilat aktivitete fëmijët do të certifikohen më 3 qershor (të mërkurën) duke filluar nga ora 11:00.

Lista e Policëve të rënë në detyrë:

Police ID

Emri

Mbiemri

Data e lindjes

Data e vdekjes

Vendi i lindjes

KPS2331

LAZIM

REXHEPI

26/04/1964

09/12/2001

NOVOSELLË (KAMENICË)

KPS4750

HAJDAR

AHMETI

14/09/1976

06/09/2003

GJAKOVË

KPS2097

DANUSH

HASANI

22/06/1967

21/08.2003

BROD (FERIZAJ)

KPS2745

SABAHATE

TOLAJ

03/01/1968

24/11/2003

POBERGJË (DEÇAN)

KPS0065

ISUF

HAKLAJ

29/01/1955

24/11/2003

ISNIQ (DEÇAN)

KPS5950

ARSIM

RRUSTOLLI

04/02/1975

23/03/2004

DUMNICË E LLUGËS (VUSHTRRI)

KPS4883

ILIR

LLAPATINCA

10/09/1971

13/05/2004

TERNJE (SUHAREKË)

KPS6377

DRITON

MEHANA

3/12/1959

25.12.2004

SHTITARICË (VUSHTRRI)

KPS7740

ABEDIN

MUSTAFA

26.12.1969

19.09.2006

MITROVICË

KPS7673

AVNI

KASUMI

06/05/1966

03/01/2007

SKOQNE (VUSHTRRI)

KPS0316

TRIUMF

RIZA

05/07/1979

30/08/2007

PRISHTINË

KOMENTE