Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 1 Qershor
English

Faqet e para të gazetave në Shqipëri dhe analizë e titujve kryesorë 1 Qershor

Tiranë, 1 Qershor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 1 Qershor 2009. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e e-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme ngjarjen e djeshme të inaugurimit të tunelit të Kalimashit dhe ceremoninë që e shoqëroi atë me praninë e kryeministrit shqiptar Berisha dhe atij kosovar, Thaçi. Por ato kanë marrë në trajtim edhe çështjen e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, duke paraqitur të dhënat dhe rezervat e secilës palë.

Gazeta "Shekulli" ka një ndër artikujt e saj kryesorë të ditës së sotme atë me titullin "Skema, si ndalen votat në zgjedhje", i cili jep detaje mbi mënyrën e votimit ditën e 28 qershorit.

Nga ana tjetër, një artikull që ka të bëjë po me çështjen e zgjedhjeve në këtë gazetë, është ai me titullin "Kartat, PS sot vendimi për zgjedhjet", i cili pasqyron qëndrimin e Partisë Socialiste mbi procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.

"Orikum, ndërtimet pa leje, dosjet në prokurori", është një artikull tjetër i kësaj të përditshme, i cili trajton problematikën e ndërttimeve pa leje të kryera në zonën e Orikumit.

Kurse ngjarja e djeshme e inaugurimit të tunelit Rrëshen-Kalimash, është pasqyruar nga kjo gazetë në artikullin "Hapet njëri krah i tunelit Thirrë-Kalimash".

Gazeta "Panorama" hapet me titullin kryesor "Kartat e identitetit, 3 kushtet për të njohur zgjedhjet", i cili shoqërohet me një opinion të sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami dhe të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, që sqarojnë secili të dhënat mbi procesin në fjalë.

Ndërkaq, në këtë gazetë, përmes një artikulli të posaçëm gjen pasqyrim edhe ngjarja e inaugurimit të tunelit të Kalimashit, në praninë e dy kryeministrave, Thaçi dhe Berisha.

Gazeta "Korrieri" hapet me titullin e madh "PD, fushatë me kompaninë që drejtonte Damir Fazlliç", i cili jep të dhëna mbi firmën e biznesmenit serbo-boshnjak dhe lidhjet e saj me Partinë Demokratike.

Një artikull tjetër që zë vend në këtë gazetë është edhe ai që flet mbi familjen e presidentit, marrë nga një emision televiziv. "Si është Bamir Topi jashtë Presidencës", i shpqëruar nga shpjegimet e Zonjës së Parë "Teuta: I pëlqen kuzhina tradicionale".

Çështja e vizave, zë vend në këtë të përditshme përmes artikullit "Vizat, nuk hiqen, pritet marrëveshja më 15 qershor".

Duke vijuar me atë të rritjes së pagave të administratës, në artikullin "Buxhetorët, që sot llogaritet rritja e pagave", ku tregohet se vendimi kthehet në detyrues pas hyrjes në fletoren zyrtare.

"Islami, nuk kemi marrë ende shpjegime nga Nishani", është një artikull tjetër i kësaj gazete ku flitet për debatin mbi procesin e pajisjes me karta identiteti të qytetarëve, i cili ka përfshirë dy palët e politikës.

"Gazeta Shqiptare" ka si artikull të saj kryesor ditën e sotme "Alarm për zgjedhjet, qeveria fsheh të dhënat për kartat", i cili trajton problematikën e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti.

Një shkrim tjetër i kësaj të përditshme është ai që vjen në rubrikën e kronikës "Gjykata e Lartë liron në fshehtësi të akuzuarin për vrasje".

Ndërssa ngjarja e përurimit të tunelit Rrëshen-Kalimash vjen e pasqyruar në këtë gazetë përmes artikullit me titullin "Fushata, Berisha dhe Hashim Thaçi përurojnë tunelin".

Një vend kryesor kjo e përditshme i lë edhe festës së fëmijëvem atë të 1 qershorit, në artikullin "Sondazhi, ne VIP-at që ndihemi fëmijë, 1 qershori , ditat e festës dhe dhuratat".

Por në këtë gazetë ju mund të lexoni edhe artikullin "Saimir Pirgu, përkrah Plaçido Domingos".

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin kryesor "Berisha-Thaçi, muri ra u bashkuam". Ai tregon sesi kryeministri Berisha dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi "shemben" murin që ndalte tunelin në segmentin Rrëshen-Kalimash, për të përuruar në mënyrë simbolike rrugën që lidh Ultësirën Perëndimore shqiptare me malet e larta të Kosovës.

Në këtë gazetë do të lexoni ndër të tjera edhe intervistën me producentin e "Academy Star" - "Zana Çela: Nuk jam një grua e përkëdhelur nga fati".

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "Paratë, formula si t'i investojmë kurismet", si edhe "Eliza Dushku, hera e parë në Bienalen e Venecias".

Gazeta "Shqip" hapet me titullin "Bie muri që ndante shqiptarët", i cili flet mbi ngjarjen e inaugurimit të tunelit të Kalimashit. Në të thuhet se kryeministri e ka përdorur këtë ngjarje për fushatë elektorale, i cili pason me artikullin "Kosovarët, tani po e prekim lirinë e Kosovës".

Më pas, vijon me artikullin "Kush mund t'i fitojë këto zgjedhje".

Në rubrikën e kronikës të kësaj të përditshme gjejmë artikullin "Xhindi, 11 pista dhe 500 të shoqëruar".

Një artikull tjetër i kësaj gazete "Shqiptarët, duhanpirësit më të thekur në Evropë".

Si edhe artikulli tjetër "Myslimanët, Obamës i duam vepra dhe jo fjalë".

Gazeta "Standard" hapet sot me titullin e madh "Berisha rrëzon murin "Shqipëri-Kosovë", i cili pasqyron të detajuar ngjarjen e inaugurimit të tunelit Rrëshen-Kalimash, në praninë e dy kryeministrave, Berisha dhe Thaçi.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin "Letër tjetër për Partinë Socialiste, Nishani - U prodhua karta e 1 milion-të e identitetit", i cili pasqyron reagimin e Ministrisë së Brendshme lidhur me ankesat e njëpasnjëshme të Partisë Socialiste për mangësi në procesin e kartave.

Në rubrikën e sociales, kjo gazetë paraqet artikullin "Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, si do të kryhet", i cili jep të dhëna paraprake mbi këtë proces.

Duke vijuar edhe me një artikull tjetër problemor, atë me titullin "Kompensimi financiar i pronave, kush favorizohet".

n.e/NOA

KOMENTE