Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata rrëzon padinë e ish-portierit të Dinamos, Elion Likës për shkaktim dëmi
English

Gjykata rrëzon padinë e ish-portierit të Dinamos, Elion Likës për shkaktim dëmi

Tiranë, 1 qershor NOA - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka rrëzuar sot padinë e ish-portierit të Dinamos, Elion Likës, i akuzuar nga klubi sportiv për shitjen e ndeshjes Dinamo-Besa e Kvajës.

Gjykata ka pretenduar se kërkesa e tij ka qenë e pabazuar në ligj, në vendimin që u shpall sot në orën 13.00

Dosja penale mbante numrin 594 dhe u regjistruar në Gjykatën e Tiranës më datën 16 janar të vitit 2008.

Ish-portieri i Dinamos e akuzonte klubin Sportiv "Dinamo", me president Bensik Sulën për shkaktim dëmi bazuar në nenet 608-654 të Kodit Penal.

Në bazë të objektit të tij Lika kërkonte detyrimin e të paditurve të shpërblejnë solidarisht dëmin jopasuror të shkaktuar paditësit në nderin dhe personalitetin e tij nëpërmjet deklarimeve të pavërteta për humbje të qëllimshme të ndeshjes.

Ndërkohë që shuma i lihej në dorë të gjykatës. Sot gjyqtarja e çështjes Marjana Shegani (Dedi) ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Likës.

e.l/NOA

KOMENTE