English

Koha e çmimeve disi të ulëta të karburanteve mbaroi, tani rritje galopante

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 1 qershor NOA - Në tregun vendas çmimet në sektorin e lëndëve djegëse kanë nisur trendin rritës.

Benzina dhe nafta, nga një vëzhgim në terren rezulton se ditët e fundit kanë regjistruar rritje me 30 deri në 40 lekë.

Një litër naftë tregtohet 116 deri në 124 lekë, ndërsa një litër benzinë ka arritur deri në 124 lekë. Importuesit e kanë argumentin gati për këtë rritje duke shpjeguar se çmimet reflektojnë tregun ndërkombëtarë.

Sipas tyre në se tregtarët nuk kanë rritur çmimin e karburanteve, ata abuzojnë me cilësinë. Ndërkaq tregu i huaj ka shënuar tendenca rritje të çmimit.

Por rritjet kanë qenë graduale dhe me nga një dollarë për fuçi. Aktualisht një fuçi nafte sot shitet me 66 dollarë dhe tendenca rritëse do të vijojë pasi ekonomia globale është në fazën e rimëkëmbjes.

Pyetja që shtrohet, është a abuzojnë apo jo kompanitë importuese të karburanteve me çmimin.

Kjo është një pyetje që duket se po i merr shumë kohë Autoritet të Konkurrencës. Ky institucion ka nisur prej një viti hetimin në këtë sektorë dhe ende nuk ka dalë me një vendim lidhur me sjelljen e operatorëve në këtë treg.

r.l/NOA

KOMENTE