Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompozitori Flamur Shehu dekorohet me Urdhrin Mjeshtër i Madh
English

Kompozitori Flamur Shehu dekorohet me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"

Tiranë, 1 qershor, NOA - Kompozitori i njohur Flamur Shehu, është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Urdhrin "Mjeshtër i Madh".

Medalja erdhi me motivacionin "Për kontribut te shquar në fushën e muzikës e të këngës së lehtë shqiptare; në studimin e promovimin e folklorit si dhe në organizimin e drejtimin e institucioneve kombëtare kulturore të vendit".

Flamur Shehu ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet më në zë të këngës shqiptare ne "Festivalet e Këngës" dhe "Koncertet e Pranverës", si fitues i shumë çmimeve, për muzikën dhe ritmet kushtuar vendit të tij.

Gjithashtu Shehu është vlerësuar dhe nga Televizioni Klan me Çmimin e Madh të 100 Këngëve të Shekullit si dhe RTSH-ja e ka vlerësuar me Çmimin e Madh "Gala" me rastin e 45 vjetorit të Festivalit të fundvitit.

Emri i tij është njehsuar me këngën e lehtë shqiptare, me zërat tanë më të mirë, që prezantuan kontributin e tij në lëmin e muzikës, në plot 500 këngë të krijuara në 40 vite karrierë.

Kompozitori Flamur Shehu, cilësohet si një nga kompozitorët tanë më të mirë dhe më të suksesshëm te 40 viteve te fundit, së bashku me kompozitorët, Agim Prodani, Pjetër Gaci, Kujtim Laro e Agim Krajka.

Pak kohë më parë ai publikoi edhe albumin muzikor "Një jetë nga jeta ime", një përmbledhje me këngët më të mira. Gjatë karrierës së tij artistike Shehu është vlerësuar me 40 çmime.

a.k/NOA

KOMENTE