Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parku Rinia, arena e festimeve të 1 qershorit, Edi Rama i bashkohet të vegjëlve
English

Parku Rinia, arena e festimeve të 1 qershorit, Edi Rama i bashkohet të vegjëlve

Tiranë, 1 Qershor NOA - Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës solli surpriza të shumta për fëmijët e kryeqytetit në ditën e 1 qershorit, festës ndërkombëtare të tyre.

Qindra fëmijë mbushën Parkun Rinia dhe u bënë njësh me aktivitetet argëtuese, nën siglën "Të lindur të talentuar" që shtrihej në një dekor shumëngjyrësh në një kënd të madh të parkut.

Festa ka nisur në orën 18.00 me tinguj muzike dhe lojëra të përshtatshme për vogëlushët, si basketboll, tenis dhe kërcime me litar.

I pranishëm në këtë gëzim ka qenë edhe Kryetari i Bashkisë Edi Rama. Ai i është rikthyer profesionit të piktorit enkas për fëmijët pjesëmarrës.

Rama ka pikturuar me penel fëmijët e pranishëm dhe ka bashkëbiseduar i ulur me ta për dëshirat e tyre në këtë ditë feste.

Ndërkohë, animatorë të ndryshëm dhe klounë të cirkut kanë improvizuar lojëra për fëmijët duke bashkëvepruar me ta dhe duke krijuar një atmosferë gjalluese.

Vetë vogëlushët kanë marrë pjesë në aktivitetet me përralla, recitime dhe rrëfime të personazheve të tyre të dashur.

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë dhurata për fëmijët që merrnin pjesë në festë.

Janë të shumta aktivitet kulturore të Bashkisë së Tiranës të cilat fokusohen tek fëmijët e kryeqytetit.

Ata janë pjesëmarrës me këndin e tyre në të gjitha festat tradicionale përgjatë vitit, si "Dita e verës", "Nata e Bardhë", "Krishtlindjet" apo edhe "Festa e Vitit të Ri".

Një hapësirë e përhershme argëtuese për fëmijët është edhe Cirku i Metropolit me shfaqjet e shumta që ai jep.

a.k/NOA

KOMENTE