Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përurohet qendra për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga autismi
English

Përurohet qendra për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga autismi

Tiranë, 1 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot paradite, në inaugurimin e qendrës "Fluturo për jetën", qendër e cila do të shërbejë për diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve qe vuajnë nga Autismi.

Kjo qendër është mundësuar nën kujdesin e veçantë të Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione", të kryesuar nga bashkëshortja e Kryeministrit, Liri Berisha dhe është kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme nga prof. Giovani Bocchiotti, specialist i kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive, në universitetin e Torinos.

Qendra që po përurohet, do t'u shërbejë fëmijëve me vështirësi zhvillimi, e veçanërisht atyre me Autizëm. Në këtë qendër do punojnë një staf mjekësh, psikologë, logopedistë, terapeftë të specializuar dhe licencuar në vende si Kanada, SHBA, Francë, Itali e Shqipëri.

Berisha vlerësoi ngritjen e kësaj qendre, si një nevojë dhe domosdoshmëri jetike për këta fëmijë, duke theksuar se harresa e institucioneve dhe gjithë shoqërisë ndaj problemit të autismit është e pafalshme.

Ai përgëzoi Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë "Domenick Scaglione" për sjelljen në vëmendjen të këtij problemi, si dhe gjithë profesorët dhe donatorët që mundësuan hapjen e qendrës.

Ndërsa znj. Liri Berisha, në fjalën e saj, u shpreh se përmes kësaj qendre, Fondacioni synon të japë shpresë dhe besim për ato familje që i kanë sytë dhe shpresat e varura për fëmijët e tyre me problemin e autismit.

Ajo theksoi se "do të përpiqemi bashkërisht për t'ju sjellë çdo gjë të re që studiuesit do nxjerrin për trajtimin e autismit dhe se kjo qendër do jetë vendi i duhur për t'u përpjekur".

e.l/NOA

KOMENTE