Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga Zhelko Milovanoviçit, dyshohet për vrasjen e gazetarit kroat Pukaniç
English

Pranga Zhelko Milovanoviçit, dyshohet për vrasjen e gazetarit kroat Pukaniç

Beograd, 1 qershor, NOA - Policia e Beogradit arrestoi Zhelko Millovanoviçin, të dyshuarin kryesor për vrasjet e pronarit të javores kroate "Nacional" Ivo Pukaniç dhe agjentit të tij të marketingut, Niko Franjiç.

Millovanoviç është arrestuar në lagjen Dorqoll të Beogradit dhe ka qenë i armatosur me revole, lajmëroi ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçië. Ky është arrestimi i dytë i lidhur me vrasjen e Pukançit gjatë dy ditëve të fundit. Policia kroate dyshon Millovanoviçin se më 23 tetor të vitit të kaluar ka vendosur eksploziv para selisë së javores "Nacional". Gjatë aktivizimit të tij humbën jetën gazetari kroat Ivo Pukaniç dhe agjenti i marketingut Niko Franjiç. Menjëherë pas vrasjeve, Millovanoviçi ka qëndruar në rajonin e Dobojit, por policia e entitet serbo-boshnjak në BeH, Republika Serpska, nuk arriti ta arrestojë. Një pjesë e mediumeve kroate, gjatë hetimit, publikuan se Millovanoviçi ndoshta ka marrë pjesë edhe në atentatin mbi presidentin e Maqedonisë, Kiro Gligorov, të vitit 1995.

INA-NOA

KOMENTE