English

Banka Botërore pranon sot me votim zyrtarisht Kosovën si anëtaren e re të saj

Uashington, 3 qershor, NOA - Sot finalizohet procesi i votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, i cili është shprehur optimist për faktin se Kosova ka për të marrë votat e nevojshme nga po ato vende që mundësuan anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

 "Kam informacione mjaft të sakta. Kjo çështje do të kryhet me sukses duke e marrë parasysh se procesi i votimit për Fondin Monetar Ndërkombëtar ka shkuar në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme, të njëjtat vende do të votojnë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore", ka pohuar Rexhepi lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, ekspertët kosovarë shprehen optimistë se fakti i anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore do të krijojë lehtësira në marrjen e kredive.

"Për dallim nga FMN-ja, Banka Botërore ka rol më të madh në mbështetjen e projekteve të ndryshme zhvillimore të Kosovës në mundësinë e marrjes së linjave të marrjes së kredive nga Banka Botërore për këto projekte. Pra Kosovës po i hapet një derë e re dhe e fuqishme për realizimin e projekteve të mëdha", ka pohuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas të dhënave, sot vërtet përmbyllet procesi i votimit për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, por duhet të kalojnë disa ditë që të deklarohet rezultati përfundimtar zyrtar.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE