Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti elektoral, konflikt për lyerjen e banesave me bojë të kuqe nga kreu i PS
English

Incidenti elektoral, konflikt për lyerjen e banesave me bojë të kuqe nga kreu i PS

Korçë, 3 qershor, NOA - Një incident tjetër elektoral është shënuar në kuadrin e fushatës, pas atij të tentativës për djegie me benzinë të zyrës elektorale të PS-së në Xhafzotaj.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, incidenti i radhës ka ndodhur në fshatin Zemblak të Korçës, përmes një konflikti për motive të dobëta mes Fatos Hysajt, Pëllumb Kullës dhe Bilal Mullallit, që të tre banorë të këtij fshati.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Kulla dhe Mullalli, janë konfliktuar me Hysajn, pasi kanë pretenduar se ky i fundit, duke qenë edhe me cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka lyer dyert e banesave të tyre me bojë të kuqe, duke vendosur kështu simbolin e forcës politike të PS-së.

Hysaj nga ana e tij, ka pretenduar se është goditur nga Kulla dhe Mullalli, e për pasojë i janë shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit, por pa rrezik për jetën.

Megjithë këmbënguljen e policisë për të kryer veprimet proceduriale për këtë konflikt, nga ana e të dy palëve të përfshira në të, nuk është pranuar ndjekja ligjore e ngjarjes, megjithatë Hysajt i është dhënë vendim për ekspertim nga mjeku ligjor.

n.e/NOA

KOMENTE