Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transparency International: Korrupsioni, ende dukuri e përhapur dhe e paluftuar
English

Transparency International: Korrupsioni, ende dukuri e përhapur dhe e paluftuar

Uashington, 3 qershor, NOA - Organizata botërore "Transparency International", e cila mat nivelin e korrupsionit në vendet e ndryshme të botës, ka publikuar ditën e sorme raportin "Barometri i Korrupsionit Global 2009", i cili paraqet rezultatin e hulumtimeve në 69 vende të botës.

Ato tregojnë se partitë politike, shërbimi civil, parlamenti dhe drejtësia mbeten sektorët më të korruptuar në të gjitha prej tyre. Vendet më të korruptuara, sipas raportit, janë Armenia, Azerbeixhani, Kamboxha, Kameruni, Iraku, Liberia, Siera Leone dhe Uganda. Ndërsa Maqedonia është radhitur në grupin e tretë të vendeve të ndikuara nga korrupsioni, duke fituar notën 3.8. Sektori më i korruptuar në Maqedoni raportohet të jetë ai i drejtësisë me notën 4.2, i administratës publike 4.0, i partive politike 3.8 dhe Parlamenti 3.7.

Vlerësime përafërsisht të ngjashme kanë marrë e vendet tjera të rajonit si Kosova, Shqipërisë, Kroacia, Serbia etj.

n.e/NOA

KOMENTE