Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veliaj prezanton kandidatët e Fierit: Jemi të lodhur nga politika e 18 viteve
English

Veliaj prezanton kandidatët e Fierit: Jemi të lodhur nga politika e 18 viteve

Fier, 3 qershor NOA - Në një takim elektoral në qytetin e Fierit, Erion Veliaj tha sot se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen të lodhur nga politika e këtyre viteve por duhet të përkrahin të rinjtë të cilët do të sjellin ndryshimin.

"Në rrugëtimin tonë në Shqipëri kemi takuar shumë njerëz të lodhur. Nuk ka sesi këta njerëz mos të jenë të lodhur teksa dëgjojnë në televizion dokrrat e të njëjtëve njerëz që na hedhin në erë, që zhveshin motrat tona për ti futur në punë, që shesin dhe djegin goma ndërkohë që janë ministra të mjedisit. Ne për këtë popull të lodhur e të dekurajuar duhet të jemi pikërisht një pije energjike, t'ju risjellin atyre freskinë me pasionin tonë, me gjërat e mira dhe me mënyrën sesi punojmë,"- tha kreu i G99.

Veliaj prezantoi listën e kandidatëve për qarkun e Fierit, të cilën e cilësoi si një grupim të vajzave dhe djemve më të mirë dhe më energjikë të cilët përfaqësojnë denjësisht këtë qark të rëndësishëm.

Veliaj tha se në këto zgjedhje ishte koha për të bërë introspektivën e vetes dhe për të parë nëse njerëzit që na drejtojnë janë vërtet ata të duhurit.

"Thelbi i lëvizjes sonë është të sjellim pikërisht njerëzit më të mirë, më të aftë dhe me pasionin e duhur për t'i shërbyer publikut. Nëse shohim gjendjen tani ajka e Shqipërisë ka rënë në fund ndërkohë që është vetëm llumi ai që ngjitet lart. 28 qershori është dita për ta ndryshuar këtë,"- tha Veliaj.

e.l/NOA

Lista e G99 për qarkun e Fierit:

1 Erion Veliaj

2 Eduart Hashorva

3 Denis Xoxa

4 Erinda Shah

5 Valbona Seranaj

6 Xhevaire Dulja

7 Eriselda Rista

8 Ervin Prifti

9 Viola Pogace

10 Thanas Dinaku

11 Urjona Gallani

12 Saimir Osmani

13 Gertan Bilero

14 Oltion Koreshi

15 Artian Kocaj

16 Gentian Lengu

KOMENTE