Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy të rinj luftojnë me pistoleta në qendër të Shijakut, shpallen në kërkim nga policia
English

Dy të rinj luftojnë me pistoleta në qendër të Shijakut, shpallen në kërkim nga policia

Shijak, 4 qershor NOA - Qëllojnë njëri-tjetrin me armë, shpallen në kërkim dy të rinj.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Erzen" në Shijak kur Alfred Calliku 27-vjeç dhe Denis Kolgjini 23-vjeç pas një sherri mes tyre kanë hapur zjarr në drejtim të njëri-tjetrin.

"Në afërsi të Bashkisë dy të rinjtë kanë shkëmbyer zjarr në drejtim të njeri-tjetrit me armë të tipit pistoletë, por pa shkaktuar dëme" thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burimet nga policia.

Sipas të njëjta burimeve, nga veprimet e kryera në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjashte gëzhoja model-54 të kalibrit 7.62 mm, si dhe u morën dëshmitë e personave të pranishëm në ngjarje.

Policia ka shpallur në kërkim dy personat të cilët pasi derdhën plumba mes njëri-tjetrit janë larguar me shpejtësi për tu shpëtuar prangave.

Ata akuzohen për veprat penale të "Kanosjes serioze për vrasje","Prishje të Rendit e Qetësisë Publike" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake".

k.k/NOA

KOMENTE