Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Firmoset marrëveshja, komuniteti egjiptian mbështet PS në zgjedhjet e 28 qershorit
English

Firmoset marrëveshja, komuniteti egjiptian mbështet PS në zgjedhjet e 28 qershorit

Tiranë, 4 qershor NOA - Në prag të zgjedhjeve parlamentare 2008, u firmos Marrëveshja e Angazhimit mes Komunitetit Egjiptian të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste.

Kjo marrëveshje parashikon një sërë angazhimesh serioze nga ana e Partisë Socialiste

1. Duke garantuar përfaqësimin e komunitetit egjiptian në "Komitetin Shtetëror të Minoriteteve.

2. Duke u angazhuar që në Programin e saj Qeveritar, të ketë një kapitull të veçantë për masat e garantimit efektiv të respektimit të të drejtave të minoriteteve;

3. Duke u angazhuar që në 6 mujorin e parë të punës së qeverisë së Re Socialiste, të ngrihet Komisioni Shtetëror për studimin e Situatës së Komunitetit Egjiptian në Shqipëri. "Me miratimin e konkluzioneve, qeveria e PS angazhohet që të ndërmarrë iniciativat e duhura ligjore dhe të hartojë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, por në mënyrë të veçantë Paketën e Veprimeve 2010-2012, që do të adresojnë problemin e diskriminimit, sidomos masat e trajtimit pozitiv (bursa studimi për studentët nga komuniteti, kurse të formimit profesional dhe kualifikimit, lehtësi në shërbimet publike, kurse etj.) në favor të komunitetit Egjiptian" thuhej në deklaratën e Partisë Socialiste lëshuar sot.

Nga ana e saj, përfaqësia e Unionit Demokratik të Egjiptianëve të Shqipërisë, duke vlerësuar programin e Partisë socialiste dhe shprehur bindjen se në vizionin politik të kësaj force, përfaqësohen interesat e Komunitetit Egjiptian, u angazhua sot zyrtarisht se,Â

do të mbështesë me çdo mënyrë kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, në çdo qark, për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 dhe do të përkrahë Programin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke siguruar mbështetjen e nevojshme e alternativës socialiste në komunitet, për të votuar alternativën socialiste në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009.

Nga ana e PS marrëveshja u firmos nga Kryetari i PS Edi Rama ndërsa nga Unioni Demokratik të Egjiptianëve të Shqipërisë nga Kryetari Arjan Lila.

k.k/NOA

Â

KOMENTE