English

Shijak, mbytet në rezervuar adoleshenti

Shijak, 4 qershor NOA - Një 18-vjeçar është mbytur në rezervuarin "Metalla" në Shijak.

Ngjarja ndodhi pas mesditës së sotme kur adoleshenti kishte shkuar të lahej në vendin e quajtur rezervuari "Metalla" në Shijak.

Mësohet se 18-vjeçari Ermal Hushi është zhytur në rezervuar por nuk ka mundur të dalë gjallë prej andej.

Dëshmitarët janë përpjekur ti japin ndihmën e parë atij por ka qenë e kotë pasi ai është nxjerrë nga uji disa kohë më pas ndërsa kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes mbërriti policia për të zbardhur rrethanat e mbytjes së 18-vjeçarit dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet po vazhdojnë.

Viktima ndodhet në morgun e spitalit të qytetit për t'ju nënshtruar ekzaminimeve përkatëse mjeko-ligjore.

k.k/NOA

KOMENTE