Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi, mesazh ngushëllimi Presidentit francez Nicola Sarkozi.
English

Topi, mesazh ngushëllimi Presidentit francez Nicola Sarkozi.

Tiranë, 4 qershor NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Nikola Sarkozi, për aksidentin tragjik të humbjes së avionit të Air France me 228 persona në bord.

Në mesazh, kryetari i Shtetit shkruan: "Me keqardhje të thellë mësova për aksidentin tragjik të humbjes së avionit A 330 të Air France, të linjës Rio de Zhaneiro-Paris me 228 persona në bord, pjesa më e madhe e të cilëve qytetarë francezë.

Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ju dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella për këtë humbje të rëndë.

Ju lutem pranoni Z.President, ndjenjat e mbështetjes e solidaritetit të sinqertë të popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore." - përfundon mezazhi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit Sarkozi.

e.l/NOA

KOMENTE