English

U zë pritë hajdutëve dhe u merr paratë që ata i vodhën

Shkodër, 4 qershor NOA - Një 49-vjeçar ka mundur tu marrë hajdutëve paratë që ata i vodhën, disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vjedhja ndodhi dje në lagjen "Salo Halili", të qytetit të Shkodrës, kur dy persona të paidentifikuar kane tentuar t'i vjedhur një shumë parash 49-vjeçarit F. E.Â

Sipas policisë kanë qenë dy persona të paidentifikuar me skafandra në kokë, në një motoçikletë tip-Loncin, pa targa, të cilët kanë marrë në sedilen e pasme të autoveturës tip-Benz Mercedes, me targë SH 4175 D, në pronësi të 49-vjeçarit, një shumë lekësh në një kuti kartoni.

Autorët kanë shfrytëzuar momentin që F.E kishte ndaluar për të blerë diçka në një dyqan, për të kryer vjedhjen.

F. E., pasi ka vënë re veprimin e dy personave, është vënë në ndjekje të tyre me autoveturën e tij, duke i ndaluar, dhe më pas u ka zënë rrugën atyre.

Dy personat e paidentifikuar, kanë braktisur kutinë me lekë, kanë lënë motoçikletën dhe u larguan me shpejtësi.

Ndërkohë që policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për të identifikuar dhe kapur autorët.

k.k/NOA

KOMENTE