English

Vjedhje me skafandra, tentojnë t'i marrin paratë në makinë ndërsa u fut në dyqan

Shkodër, 4 qershor, NOA - Dy persona të paidentifikuar me skafandra në kokë, të hipur në një motorçikletë tip Loncin pa targa, kanë marrë në sediljen e pasme të autoveturës tip Benz Mercedes, me targë SH 4175 D, një shumë lekësh që gjendej në Â një kuti kartoni, ndërsa drejtuesi i saj kishte ndaluar për të blerë diçka në një dyqan.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Salo Halili" të qytetit të Shkodrës dhe personi që i kishte paratë, ka inicialet F. E, banues në fshatin Beltojë.

Detajet e policisë mbi ngjarjen tregojnë se F. E, pasi ka vënë re veprimin e dy personave, është vënë në ndjekje të tyre me autoveturën e tij, duke i ndaluar dhe duke u zënë rrugën. Si rezultat i kësaj, dy personat e paidentifikuar, kanë braktisur kutinë me lekë, duke lënë motorçikletën dhe kanë mundur të largohen me shpejtësi.

n.e/NOA

KOMENTE