Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet heroinë në Kapshticë, policia arreston një 31-vjeçar nga korça
English

Zbulohet heroinë në Kapshticë, policia arreston një 31-vjeçar nga korça

Korçë, 4 qershor NOA - Një Sasi lënde narkotike e llojit heroinë është zbuluar para pak minutash në Kapshticë, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore.

Korrespondentja e agjencisë NOA informon se në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve, është realizuar zbulimi dhe kapja e rreth dy kilogramë drogë të llojit heroinë.

Kjo sasi lënde narkotike ishte fshehur në makinën e tipit "Benz" me targë KO 8107 B, ne pronësi të 31-vjeçarit Sejtor Geco, lindur dhe banues në Lagjen nr. 3 të Korçës.

Policia tha se po vazhdojnë kontrollet e imtësishme të makinës dhe ambienteve të tjera në pronësi të 31-vjeçarit korçar, po kryhen hetime për lidhjet e këtij personi me persona të tjerë.

a.f/NOA

KOMENTE