English

"Lamtumirë skafistë, tani Vlora është një port energjetik"

"Shqipëria ndryshon: Lamtumirë skafistë, tani Vlora është një port energjetik", e përshkruan Shqipërinë gazeta italiane "Il Sole Tempo", në një shkrim të botuar sot.

"Nga vendi i Mercedesve të vjedhur në Itali, të cilat qarkullonin lirisht akoma me targat origjinale: To, Al, Mi, Roma, thuhet në këtë shkrim, sot Shqipëria është vendi ku qarkullojnë lirisht automjete të serisë së fundit.Â

Ishte me një kryeqytet të rrugëve të pluhurosura, sot rrugët e asfaltuara nuk janë më një luks, shikohen sheshe me shatërvane dhe vende të zbukuruara, janë zhdukur fasadat me antena parabolike.Â

Sa ka ndryshuar Tirana. Sigurisht, Shqipëria është gjithmonë Shqipëria. Me trafikun e saj kaotik, me mijëra bunkerë të çarmatosur nëpër fshatra, që shihen akoma që nga helikopteri, një mbetje e diktatorit Hoxha që frikësohej nga ndonjë ndërhyrje e papritur nga jashtë.Â

Simboli i kësaj fytyre të re të Shqipërisë është Vlora. Po, Vlora. Një emër, që e kemi dëgjuar mijëra herë në lajmet e asaj epoke. Porti në jug të Shqipërisë ishte baza e skafistëve që sillnin klandestinët në Itali, baza e mafies shqiptare.

Sot nga qindra motoskafe që dërgoheshin për të kontrolluar nga policia jonë italiane, ka ngelur vetëm një. Sa për një kontroll të përgjithshëm. Bandat e skafistëve të zhdukura, trafiku i qenieve njerëzore i shkatërruar.

Sot Vlora shikon nga e ardhmja. Pikërisht dje është inauguruar terminali për produktet parësorë (naftë, vaj, gaz, por në të ardhmen edhe për produkte më të përpunuara) e realizuan italiania Pir e familjes Ottolenghi nga Bolonja.

Investimi ishte në vlerën e 60 milion eurove, në port dominon edhe një kullë një formë guackë për të mbajtur brenda zyrat.

Për të prerë shiritin ishte zv.ministri i Tregtisë të Jashtme, Adolfo Urso dhe Kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili po i jep shumë shtysa këtij projekti. Jo vetëm kaq, por jep shtysa të forta edhe për raportin midis dy vendeve: në të ardhmen e afërt ka 3 miliardë e gjysmë euro për sipërmarrësit italianë.

Pikërisht Vlora. Për dhjetë ditë do të inaugurohet edhe rigazifikatori i realizuar me 90 milionë euro nga Maire-Technimont, që do të ushqehet nga gaz dhe vaj të përdorshëm.

Një tjetër rigazifikator është projektuar midis Vlorës dhe Durrësit për 750 milionë, që e ka marrë përsipër familja Falcione.

Pikërisht në këtë zonë grupi Moncada-Energy po përgatit një central të ri hidro-elektrik me 800 megavat, nga këto 500 megavat me destinacion Italinë. Grupi Mersiglia po realizon një tjetër projekt në zonën e Lezhës, investimi është me vlerë 700 milionë euro. Firma Beg nga Roma nga ana tjetër ka filluar të ndërtojë një central hidro-elektrik në Tepelenë, në juglindje të vendit.Â

"Tani Vlora është bërë një port energjetik-shpjegon Urso- ky është një vend me burime të mëdha energjetike, duke filluar nga fakti që gjithçka mund të mungojë, përveçse ujit. Ne kemi teknologjinë e duhur për t'i shfrytëzuar sa më mirë". Me pak fjalë, Shqipëria ndryshon lëkurë. Në veri të vendit, gati në kufi me Malin e Zi, italianët duan të ndërtojnë një park industrial, një lloj zone ku sipërmarrjeve u shitet paketa e mbyllur: energjia, kapanonet, shërbimet, dhe nuk do të duhen të merren me debate me autoritetet lokale. Shikohet përpara.

Enel po pret të hapi rrugën përfundimtare për çentralin e saj me 2 module nga 800 megavat në Porto Romano. Ajo që nuk mund të realizohet në Itali shfrytëzohet në tokën e shqiponjave. E vogël, por me burime të mëdha.

Publikuar nga gazeta italiane "Il Sole Tempo"

KOMENTE