Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miss Shqipëria 2009 , nis seleksionimi i vajzave
English

"Miss Shqipëria 2009", nis seleksionimi i vajzave

Tiranë, 4 qershor NOA - Nis faza e parë e përzgjedhjes së vajzave për të marrë pjesë në "Miss Shqipëria 2009".

Kanë qenë më shumë se 40 vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të cilat janë paraqitur ditën e djeshme për të marrë pjesë në seleksionimin e parë.

Ditën e djeshme por edhe gjatë dy ditëve në vijim producenti Petri Bozo dhe asistentet e tij do të përzgjedhin bukuroshët të cilët do të marrin pjesë në "Miss Shqipëria 2009".

Faza e parë është zhvilluar në ambientet e "Kristal Center", në kinemanë e re të inauguruar pak muaj më parë, ku Bozo dhe stafi i tij ka nisur punën në orën 11 të paradites dhe ka zgjatur deri në orën 20.00 të mbrëmjes dhe përgjatë gjithë ditës janë regjistruar vajza të ardhura nga shumë qytete, të cilat interesoheshin për të marrë pjesë në këtë konkurs bukurie.

Janë dy faza me të cilat do të përballen vajzat, e para i përket prezantimit, ndërsa i dyti gjatë parakalimit të tyre me bikini.

"Nga të gjitha prurje dhe regjistrimet që kanë ardhur pranë zyrave të Deliart, mendojmë se do të ketë një pjesëmarrje dhe një numër të madh të vajzave në këtë eveniment", u shpreh producenti Petri Bozo".

k.k/NOA

KOMENTE