English

PS, Blushi: Të rinjtë do t'i mbajmë në atdhe e do t'i punësojmë

Korçë, 5 qershor NOA - Kandidati për deputeti i Partisë Socialiste ishte sot në fshatin Kuç ku premtoi se do të mbajnë të rinjtë në atdhe, nuk do t'i demotivojmë duke i përcjellë jashtë kufijve pasi vendi i tyre Shqipëri nuk u jep dot punë.

Blushi premtoi se punësimi i të rinjve do jetë një nga gjërat që PS do ta bëjë, pasi në programin e saj ka zgjidhje konkrete për të ulur papunësinë në vend.

"Shqipëria do ndryshojë miqtë e mi ditën kur fëmijët tanë nuk do të rriten me idenë për ta braktisur vendin. Në qoftë se emigracioni vazhdon të jetë një plagë dhe çdo njeri që është i aftë për punë mendon se si të iki për të gjetur një punë jashtë dhe jo në vendin e tij, në qoftë se kjo plagë kombëtare vazhdon, ne do të vazhdojmë të jetojmë keq. E vetmja mundësi që kemi është të hapim fronte pune në fshat dhe në qytet, të ndryshojmë cilësinë e shkollave tona, të ndryshojmë arsimin, t'i japim të rinjve punë në mënyrë që njerëzit të mos ikin nga Shqipëria. Të mos rriten me idenë se Shqipëria duhet braktisur." u shpreh Blushi.

k.k/NOA

Â

KOMENTE