Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë, PS reagon për ndotjen: Denoncojmë këtë realitet të dhimbshëm, nuk e ndryshon dot pozitivisht Berisha
English

Vlorë, PS reagon për ndotjen: Denoncojmë këtë realitet të dhimbshëm, nuk e ndryshon dot pozitivisht Berisha

Vlorë, 5 qershor NOA - Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, kandidatët për deputet të PS-së kanë dalë në një deklaratë për shtyp ku kanë deklaruar se Sali Berisha nuk mund të ndryshojë kurrsesi mjedisin.

Pas vizitës dhe faktimit konkret të zonës së ndotur në kanalin e motorit, dy ditë më parë nga hedhja e 60 tonëve naftë, ku një zonë e theksuar është tërësisht e ndotur dhe kandidatët për deputet të PS-së, Shpëtim Idrizi, Eltar Deda dhe Mira Shehu, kanë deklaruar se kjo është një masakër ekologjike që nuk duhet të përsëritet.

Ata gjithashtu janë shprehur se në programin qeverisës së PS, ka një plan konkret për mbrojtjen e ekosistemit dhe ujërave detare që do të aplikohet sipas tyre pas 28 qershorit.

"Jemi këtu sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit për të sensibilizuar opinionin publik për masakrën që i është bërë këto 4 vjet dhe vazhdon t'i bëhet mjedisit në Shqipëri, shëmbëlltyra më e mirë së cilës prezantohet në këtë vend ku ndodhi kjo masakër ekologjike, pikërisht ditën që kryeministri deri në 28 Qershor i shqiptarëve shkeli në Vlorë" u shpreh zëdhënësja e fushatës së PS-së në Vlorë, Evis Alushi në emër të kësaj force politike.

"Jemi këtu për të denoncuar këtë realitet të dhimbshëm, të cilin kurrsesi nuk mund ta ndryshojë pozitivisht Sali Berisha, nuk mund ta ndryshojë kurrë ministri i tij kameleon Xhuveli, i cili jo vetëm që nuk e mbron mjedisin me politika shtetërore, përgjegjës i të cilave është ai vet, por në të kundërt është një nga dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit me bizneset e tij dhe të familjes së tij.

Jemi këtu për të denoncuar këtë dëm të madh mjedisor dhe ekologjik që i është shkaktuar bregdetit të Vlorës në Plazhin e Vjetër, këtë dëm të madh të imazhit turistik të Vlorës në nisje të sezonit 2009" shtoi më tej Alushi.

k.k/NOA

KOMENTE