Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha, 3 ditë afat Ramës, të kandidojë për deputet të PS duke ndryshuar ligjin
English

Berisha, 3 ditë afat Ramës, të kandidojë për deputet të PS duke ndryshuar ligjin

Lezhë, 8 qershor NOA - Tre ditë afat, i kanë mbetur kryetarit të Partisë Socialiste, nga oferta që i ka dhënë kryeministri Sali Berisha për të kandiduar për mandatin e deputetit, pa lënë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke bërë ndryshime të posaçme në ligj.

Oferta plot doza ironie e Berishës, u përsërit mbrëmë në një miting që ai zhvilloi me banorë në qendër të qytetit të Lezhës.

"Ftoj kryetarin e bashkisë së Tiranës që të shfrytëzojë rastin që po i jap. I mbeten edhe tre ditë dhe në rast se do, do t'ia ndryshoj ligjin që të dalë në krye të betejës, ashtu siç kërkon rregulli demokratik, ashtu siç kërkon tradita demokratike", - u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.

"Zoti Rama, - vijoi Berisha, - unë dhe ti nuk mund t'i kërkojmë kurrkujt kurrë votën në qoftë se nuk e vëmë veten tonë në provë për këtë votë. Prandaj dhe dil, mos ki frikë, sepse qytetarët do të të japin ty dhe mua atë që meritojmë. Ne duhet të jemi të përgatitur për verdiktin e tyre, ndaj mos u fshih pas karriges së baskisë".

Menjëherë më pas, ashtu si në çdo miting tjetër të ditëve të fundit, kryeministri lëshoi një apel publik për pajisjen e shtetasve shqiptarë me karta identiteti.

"28 qershori po vjen dhe në këto zgjedhje ne kemi një shans historik. Shansi ynë është sepse për herë të parë ne mund të votojmë si anglezët, gjermanët dhe francezët, me dëshmitë më të mira të identitetit tonë. Ndaj, dua t'ju bëj thirrje që t'i merrni letërnjoftimet e reja, sepse janë fytyra juaj e re moderne dhe na barazojnë ne me të gjithë qytetarët e vendeve më të zhvilluara evropiane".

Berisha pranoi se "kartat i bëjnë zgjedhjet të shkëlqyera, të lira dhe të ndershme", ndaj shtoi se "unë ju ftoj që javën që vjen të mos mbetet qytetar demokrat, socialist, republikan, qytetar i çdo bindje politike pa marrë letërnjoftimin".

Këtu, shefi i qeverisë ftoi edhe qeveritarët vendorë dhe kandidatët për deputet të të gjitha partive që "të bëjnë përpjekjet më të mëdha, në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi të marrë letërnjoftimet".

e.l/NOA

KOMENTE