English

Greqi, policia lajmërohet për një bombë të vendosur në Ambasadën Shqiptare, alarmi i rremë

Athinë, 7 qershor NOA - Policia greke dhe diplomatikët shqiptarë në Athinë të Greqisë, janë vënë në alarm në orët e para të mëngjesin të sotëm pas një telefonate anonime e cila lajmëroi për një bombë në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Policia greke ka marrë një telefonatë sot, me anë të së cilës u lajmërua për një vendosjen e një bombe në ambasadën shqiptare.

Personi anonim i tregoi policisë se bomba do të shpërthente në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm, gjë e cila ka alarmuar policinë.

Forca të shumta të policisë janë vënë menjëherë në lëvizje duke rrethuar zonën përreth ambasadës ndërsa janë evokuar diplomatët.

Pas më shumë se një orë kërkimesh, policia nuk ka mundur të zbulojë bombën e "telefonuesit anonim" duke deklaruar zyrtarisht se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar telefonuesin.

k.k/NOA

KOMENTE