Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, çel sezon turistik
English

Korçë, festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, çel sezon turistik

Korçë, 8 qershor NOA - Çelet sezoni turistik në qytetin e Korçës me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve si një festë masive dhe tradicionale korçare.

Bashkia si çdo vit ka zgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve për të çelur sezonin turistik të qytetit të Korçës.

Grupe Karnavalesh nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, parakaluan në bulevardet kryesore të qytetit të Korçës duke rikthyer nurin e dikurshëm të Karnavaleve të Korçës, festës popullore të identifikuar me emrin e qytetit. Madje këtë organizatorët veç paradës të grupeve, kanë pasur prioritet edhe përfshirjen e korçarëve në festime.

Ka qenë Bashkia e Korçës ajo që ka nxitur bizneset lokale për tregtimin e maskave dhe veshjeve te karnavaleve ne të gjitha cepat e qytetit, duke i dhënë kështu mundësi çdo qytetari të bëhet pjesë e festës.      Në festivalin ndërkombëtar të karnavaleve, morën pjesë mbi 20 grupe nga qyteti i Korçës, ku dalloi grupi i fshatit Polenë, ai i teatrit si dhe pjesëmarrja masive e fëmijëve dhe qytetarëve të Korçës.

k.k/NOA

KOMENTE