Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Demokratike mbledh deputetët dhe drejtuesit e saj në vite
English

Partia Demokratike mbledh deputetët dhe drejtuesit e saj në vite

Vlorë, 7 qershor NOA - Dega e Partisë Demokratike për rrethin e Vlorës, mblodhi sot, në një takim, deputetët dhe drejtuesit e saj në vite.

Kandidati për deputet i kësaj force politike për qarkun e Vlorës, Astrit Patozi, u shpreh se, "Partia Demokratike, ka vlerësuar dhe vlerëson të gjithë ata që e kanë drejtuar dhe përfaqësuar atë në mënyrë dinjitoze".

"Një parti që nuk vlerëson ish drejtuesit dhe përfaqësuesit e saj, nuk është një forcë politike serioze", u shpreh Patozi.

Sipas tij, "të respektosh traditën, do të thotë të respektosh të tashmen dhe të ardhmen, prandaj dhe, Partia Demokratike ka nevojë për kontributin e atyre që e kanë drejtuar dhe përfaqësuar".

"Ne jemi krenarë për historinë tonë, gjë që nuk ndodh me socialistët", vijoi më tej, zoti Patozi, për të cilin parulla e socialistëve "përtej të majtës dhe ta djathtës", tregon se, ata kanë turp për historinë e tyre.

Duke bërë një historik të shkurtër të qëndrimeve të Partisë Demokratike në vitet e pluralizmit, kandidati për deputet i kësaj force politike vlerësoi performancën e saj në periudhën 1997-2005, gjatë së cilës ajo ndërtoi një opozitë që reflektoi dinjitet dhe integritet.

"Ne jemi krenarë për historinë tonë, veçanërisht për 4 vitet e fundit, që janë më të sukseshmet dhe kur u bënë aq sa kanë bërë të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, në këto 18 vjet", u shpreh Patozi.

Kryetari i degës së PD-së dhe, njëkohësisht, kandidat i saj për deputet në qarkun e Vlorës, Ardi Kollozi, u ndal në objektivin e kësaj force politike për një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të 28 Qershorit.

Sipas tij, kontributi i ish deputetëve dhe drejtuesve të degës së PD-së, do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë fushatë, duke përfaqësuar vlerat e krijuara nga kjo forcë politike në vite.

Afrim Jupi, një prej drejtuesve dhe deputetëve të parë të PD-së, për Vlorën e cilësoi takimin mjaft emocionues, duke u shprehur se ndihet mjaft krenar për historinë e kësaj force politike, veçanërisht për arritjet e viteve të fundit.

Në takim folën edhe ish drejtues, apo deputetë në vite, të PD-së për Vlorën.

k.k/NOA

KOMENTE