Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PLL prezanton kandidaturat në Durrës, mbështetet nga ish-të përndjekurit
English

PLL prezanton kandidaturat në Durrës, mbështetet nga ish-të përndjekurit

Tiranë, 7 qershor NOA - Kryetari i partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu prezantoi në pallatin e kulturës "A. Moisiu" të qytetit të Durrësit 14 kandidatët e listës shumëemërore të PLL për këtë qark.

Në këtë takim mori pjesë dhe përshëndeti edhe Kryetari i Shoqatës mbarë kombëtare të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë Adem Allçi.

Ai shprehu mbështetjen e plotë që kjo shoqatë dhe gjithë ish të Burgosurit dhe përndjekurit Politikë i japin partisë "Lëvizja e Legalitetit" për zgjedhjet e 28 qershorit 2009.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu tha se partia që ai drejton, ka si prioritete çështjen kombëtare, zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave, dëmshpërblimin dhe integrimin e plotë të ish-të burgosurve dhe përndjekurve politikë.

Por Spahiu theksoi se këto do të bëhen "duke mos lënë mënjanë edhe probleme të tjera që shqetësojnë shoqërinë shqiptare".

Spahiu tha gjithashtu se Partia "Lëvizja e Legalitetit" do të kërkojë që shteti të njohë gabimet e veprimeve apo mosveprimeve të tij në lidhje me çështjen e pronave.

Kurse shtoi se PLL angazhohet që brenda një mandati qeverisës, t'i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje duke ua kthyer apo kompensuar me vlerën e tregut të gjithë pronarëve të ligjshëm që deri më sot nuk kanë mundur të disponojnë pronën e tyre".

v.m/NOA

Kandidatët e PLL në Durrës:

Hysen Myshketa, Rovena Taga, Kastriot Goci, Islam Aliko, Ahmet Duka, Anisa Mehja, Enver Kaloshi, Arianit Kurti, Eduard Allamani, Edmond Myrto, Hazbi Biçaku, Ela Allkja, Arben Mera dhe Anila Biba.

KOMENTE