Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Blushi në Korçë: Nxirrni në pension Sali Berishën, mendoi për pasurimin e familjes së tij
English

PS, Blushi në Korçë: Nxirrni në pension Sali Berishën, mendoi për pasurimin e familjes së tij

Korçë, 7 qershor NOA - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, Ben Blushi, është takuar me banorët e pazarit, po në këtë qytet, për të prezantuar programin e ri të Partisë Socialiste.

Blushi ka bërë me dije, se ky pazar, që është krenaria e Korçës, sot është në një gjendje të mjerueshme, pasi kjo qeveri nuk ka menduar për të.

Blushi u ka kërkuar qytetarëve të pranishëm, se më 28 qershor, duhet të votojnë Partinë Socialiste, si forcën e ndryshimit, por në të njëjtën kohë, të nxjerrin në pension Sali Berishën, i cili mendoi shumë për pasurimin e familjes së tij.

"Ky pazar është zemra e Korçës dhe kurrë nuk e kam parë më keq në gjithë jetën time. Në fakt, kjo është gjendja reale e ekonomisë e së qyteteve të Shqipërisë, por Korça në përgjithësi po vuan për shkak të një keqqeverisje, për shkak se çmimet janë rritur dhe fuqia blerëse është ulur. Ky është problemi real që ka Shqipëria sot, që nuk kanë mundësi të blejnë, jo se gjërat janë shtrenjtë, por se fuqia ekonomike vjen duke rënë përditë. Pas datës 28 qershor, ne do të marrim një numër reformash, të cilat do ta zbutin varfërinë në Shqipëri dhe do t'i japin mundësi njerëzve të konsumojnë dhe të shesin më mirë se sa sot. E theksoj, se pazari i Korçës është zemra e qytetit dhe nuk ka qënë ndonjëherë më i varfër se sa sot." tha Blushi.

k.k/NOA

KOMENTE