Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bankat në sulm, çojnë në Përmbarim viktimat e kredive konsumatore
English

Bankat në sulm, çojnë në Përmbarim "viktimat" e kredive konsumatore

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 8 qershor NOA - Në përpjekje për të përmirësuar jetesën shumë familje marrin kredi konsumatore në banka, pa qenë e nevojshme që të lënë prona si garanci.

Kjo lloj kredie është më e lehta për t'u marrë nga bankat e nivelit të dytë. Por kredia konsumatore po i çon shqiptarët në Përmbarim, duke i përballur me interesa tejet të larta, të huave modeste që marrin.

Jo të gjithë e dinë që kredia konsumatore ka normat më të larta të interesit, të cilat arrijnë deri në 20 për qind dhe në ndonjë bankë edhe deri 26 për qind.

Pikërisht kjo kategori kredimarrësish përbëjnë shifrën më të madhe të individëve që nuk shlyejnë kredinë.

Drejtori i Zyrës së Përmbarimit në Tiranë, Arjan Bylykbashi shprehet se për vitin 2009, numri i kredive me probleme që nuk shlyhen nga individët dhe kërkohet ndërhyrja e shtetit arrin në afro 10 00 persona.

Sipas tij, 95 për qind e këtyre rasteve i përkasin kredisë konsumatore, që do të thotë shuma që kanë marrë në bankë nuk është më e lartë se 1 milion lekë të reja.

Bylykbashki thekson se e përbashkëta e këtyre rasteve është fakti se, normat e interesit janë të papërballueshme.

Në bankat e nivelit të dytë kredia konsumatore mund të merret deri në 1 milion lekë të reja.

Ekspertët argumentojnë se mos shlyerja e kredisë lidhet direkt se me përkeqësimin e kushteve të jetesës.

Ekonomisti Zef Preçi, duke folur sot për këtë argument, shprehet se është i mendimit se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë për të zbutur situatën.

Sipas tij, banka duhet të ndikojë në uljen e normave të interesit, ose duhet të zgjasë kohën e pagesës së kredisë, me tendencë reduktimin e këstit mujorë.

Pas shfaqjes së krizës ndërkombëtare, bankat e nivelit të dytë kanë forcuar kriteret, sidomos për kredinë konsumatore, pasi në këtë lloj produkti banka është tërësisht e rrezikuar. Kjo është edhe arsyeja pse kjo kredi ka normat më të larta të interesit.

r.l/e.l/NOA

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i lajmit, prodhim i agjencisë NOA, pa u përmendur burimi NOA

KOMENTE