English

Tenton të largohet pasi përplas me makinë për vdekje një grua, arrestohet

Tiranë, 9 qershor NOA - Përplas për vdekje me makinë, një 56-vjeçare, arrestohet nga policia i riu.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e "Durrësit" kur 24-vjeçari Vath Toska, duke drejtuar automjetin tip-Benz, me targa Tr.3661 H, ka aksidentuar me vdekje këmbësoren Merze Tomçini, 56-vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në momentin e përplasjes po kalonte rrugën nga trafik-ndarësja për në trotuar.

Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa orë më vonë nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Hetuesit e aksidenteve bënë përgjegjës pas hetimeve paraprake 24-vjeçarin ndaj të cilit u mor masa e arrestit për veprat penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" dhe të "Largimit nga vendi i ngjarjes".

k.k/NOA

KOMENTE