English

Gjendet i vetëvarur me litar, policia: Nuk duronte dot dhimbjet e sëmundjes

Shkodër, 10 qershor, NOA - 60-vjeçari Isuf Mehmetaj është gjetur i vetëvarur me litar, në një pemë të oborrit të tij, në lagjen "Ahmet Haxhia" të qytetit të Shkodrës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i linduri në fshatin Rec të Malësisë së Madhe, mund ta ketë marrë një vendim të tillë, i shtyrë nga fakti se kohët e fundit vuante nga kriza të forta të dhimbjes të stomakut, të cilat mund të kenë shkaktuar edhe vetëvarjen e tij.

n.e/NOA

KOMENTE