Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sindikata e minatorëve: Kemi besim vetëm te PS, do t'i japim votën
English

Sindikata e minatorëve: Kemi besim vetëm te PS, do t'i japim votën

Tiranë, 10 qershor NOA - Partia Socialiste dhe Sindikata e Minatorëve të Shqipërisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje angazhimi me njëra-tjetrën, e cila është firmosur nga kryetari PS-së, Edi Rama dhe kryetari i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri.

Me anë të kësaj marrëveshje, Sindikata e Minatorëve i bën thirrje të gjithë minatorëve të Shqipërisë dhe familjeve të tyre për të votuar alternativën socialiste, si pjesë e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim" në zgjedhjet e Qershorit, 2009.

Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë, duke vlerësuar se integrimi social dhe ekonomik i minatorëve të Shqipërisë dhe e bindur se shoqëria shqiptare i detyrohet minatorëve dhe familjeve të tyre, të cilët në këto 18 vite të mundimshëm tranzicioni nuk kanë përfituar atë që i takon nga të ardhurat që shteti mbledh nga puna që ato kryejnë, angazhohet se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Sindikatën e Minatorëve të Shqipërisë, duke komunikuar e më vonë formuluar instrumentet konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Partia Socialiste me anë të një deklarate lëshuar sot bëri të ditur se ka pranuar se është dakord në parim me kërkesat e minatorëve të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Sindikata, dhe siguron se do të sensibilizojë, në çdo rrethanë, Kuvendin e Shqipërisë mbi çështjet e minatorëve dhe do t'i mbështesë ato.

"Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Sindikata e Minatorëve të Shqipërsië do të intensifikojnë maksimalisht punën e tyre, në mënyrë që në afate minimale, të realizohet një mirëkuptim, konsultim dhe bashkëveprim më i gjerë i Partisë Socialiste të Shqipërisë me grupime të tjera interesi apo sindikale, në favor të nxitjes së moralit dhe egos qytetare për t‘u vetë aktivizuar e për t‘u bërë pjesë dhe përfituese e politikës së re" thuhej në deklaratë.

k.k/NOA

KOMENTE