Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skamja dhe vdekja e bashkëshortit, detyrojnë nënën e 7 fëmijëve të dënojë veten me varje
English

Skamja dhe vdekja e bashkëshortit, detyrojnë nënën e 7 fëmijëve të "dënojë" veten me varje

Gramsh, 10 qershor NOA - Var veten në kasollen e shtëpisë, nëna e shtatë fëmijëve.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kodovjat të Gramshit kur 58-vjeçarja Behije Seda ka varur veten me litar në kasollen në oborrin e shtëpisë.

Nëna e shtatë fëmijëve u gjet u varur në litar paraditen e djeshme nga familjarët e saj të cilët nuk ka bërë asgjë për ta shpëtuar pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Sipas familjarëve të saj, 58-vjeçarja dyshohet të ketë planifikuar vetëflijimin, pasi ajo ka pritur që ata të largohen nga shtëpia moment të cilin e ka shfrytëzuar për ti dhënë fund jetës.

Oficerët e komisariatit të policisë së Gramshit mbërritën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se shkaku që ka detyruar gruan ti japë fund jetës mund të ketë qenë gjendja depresive në të cilën ajo ndodhej.

Bazuar nga deklarimet e të afërmve të familjes Seda, 58-vjeçarja kishte humbur bashkëshortin e saj dhe që nga ajo kohë kishte shfaqur shenja të depresionit, ndërsa ajo vuante edhe për gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhej familja e saj.

k.k/NOA

KOMENTE