Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulm kamikaz në një hotel luksoz të Pakistanit, 30 të vrarë dhe 70 të plagosur
English

Sulm kamikaz në një hotel luksoz të Pakistanit, 30 të vrarë dhe 70 të plagosur

Peshuar, 10 qershor, NOA - Gjatë një sulmi vetëvrasës mbi një hotel luksoz në qytetin veri-perëndimor Peshauar të Pakistanit, kanë mbetur të vrarë rreth 15 persona, ndërsa rreth 70 të tjerë janë lënduar dhe plagosur.

Hoteli Pearl Continental, që thirret thjesht PC, është një vend shumë i njohur në Peshauar dhe një simbol i kontaktit të tij me botën jashtë. Ai është një hotel luksoz që frekuentohet shpesh nga të huajt, por gjithashtu edhe nga zyrtarë dhe biznesmenë pakistanezë dhe mendohet se këta faktorë mund të kenë kontribuar që ai të jetë në shënjestër

Sipas njoftimeve zyrtare që mbërrijnë nga Pakistani lidhur me ngjarjen në fjalë, kanë qenë persona të armatosur, të cilët sulmuan rojet e sigurisë jashtë hotelit "Pearl Continental" përpara se të hidhnin në erë një kamion që ishte i parkuar jashtë dhe bëhet e ditur se bomba kishte rreth 500 kilogram eksplozivë.

Në shtator të vitit të kaluar, një tjetër hotel në në këtë vend, ai Marriott në Islamabad, u përfshi nga një sulm shkatërrues ku u vranë më shumë se 50 vetë.

n.e/NOA

KOMENTE