Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/ministri i Brendshëm Poni: Deri dje kanë aplikuar 1.306.842 qytetarë për kartat
English

Zv/ministri i Brendshëm Poni: Deri dje kanë aplikuar 1.306.842 qytetarë për kartat

Tiranë, 10 qershor NOA - Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka dhënë sot një deklaratë për shtyp për të bërë të ditur vijueshmërinë e procesit të kartave.

Sipas Ponit, deri dje kanë aplikuar për letërnjoftimet elektronike 1.306.842 qytetarë.

"Bazuar në informacionin e marrë deri më datë 9 qershor 2009 informacioni mbi procesin e aplikimit, konstatohet se numri total i aplikimeve për letërnjoftime elektronik është është 1.306.842" deklaroi Poni.

Sipas tij numri i aplikimeve më datë 9 qershor është 15.481, numri total i letërnjoftimeve të prodhuara është 1.187.378, numri total i letërnjoftimeve të shpërndara pranë Zyrat e Gjendjeve Civile është 1.160.844 ndërsa numri total i letërnjoftimeve të tërhequra nga qytetarët është rreth 850 mije.

Poni shtoi se numri total i letërnjoftimeve të tërhequra më datë 9 qershir është 23.086.

k.k/NOA

KOMENTE