Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arta Dade dhe Elvira Shapllo takohen me tregtarët e vegjël dhe gratë gjirokastrite
English

Arta Dade dhe Elvira Shapllo takohen me tregtarët e vegjël dhe gratë gjirokastrite

Gjirokastër, 11 qershor, NOA - Dy kandidatet e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, Arta Dade dhe Elvira Shapllo, kanë zhvilluar takime me tregtarët e vegjël në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Gjirokastrës, me paraplegjikët dhe gratë gjirokastrite.

Në takimin me këto të fundit, gratë e tubuara që në fillim kanë shprehur qartë dhe hapur mbështetjen ndaj PS-së dhe kandidateve femra të PS-së që konkurrojnë në qarkun e Gjirokastrës.

"Ne duhet të ndryshojmë Shqipërinë dhe kjo arrihet po të jemi bashkë", - është shprehur kandidatja për deputete Elvira Shapllo.

Ndërsa kryesuesja e qarkut të Gjirokastrës, Arta Dade, ka falënderuar gratë për mbështetjen e treguar dhe ka kërkuar angazhim më të madh të tyre në politikë pasi kjo është edhe deviza e PS-së, që të legjitimojë pjesëmarrjen e gruas në forume partiake në përqindje të barabartë me burrat.

"Kjo, - është shprehur Dade, - është bërë realitet pasi në mjaft qarqe listat e kandidatëve për deputetë i kryesojnë grate".

Më pas, ajo është ndalur në problematikat me të cilat ndeshet gruaja shqiptare gjatë ditëve të sotme dhe për këtë ajo ka kërkuar angazhimin e tyre në jetën e përditshme për të ndryshuar siç tha ajo këtë realitet.

n.e/NOA

KOMENTE